Çfarë ka të re për vitin 2023?
Ndërsa Golf R nuk ndryshon shumë për vitin 2023, Volkswagen ka shtuar një model Edition 20th Anniversary me ndryshime vizuale duke përfshirë logon e 20-vjetorit, me një “R” brenda dhe jashtë dhe dritat speciale që reflektojnë një “20R” në tokë poshtë derës anësore.
Rrotat e zeza 19 inç janë standarde dhe 20th Anniversary R ofrohet në ngjyrë blu, të zezë ose të bardhë. Do të prodhohen vetëm 1800 njësi.
Çmimi fillon nga :
- Golf R ( I thjeshtë )
45,835 dollarë - Edicioni i 20-vjetorit të Golf R
46,035 dollarë
Meqenëse Golf R ofrohet kryesisht si një model plotë me opsione, vendimi më i madh për të marrë kur blini një të tillë është nëse dëshironi të keni transimisionin manual standard me gjashtë marshe apo transmisionin automatik opsional me shtatë marshe. Zgjedhja e këtij të fundit rrit çmimin bazë me vetëm 800 dollarë. Megjithatë, ne preferojmë kambion manuale.
Motori, Transmisioni dhe Performanca
Nën kofanon e Golf R është një motorr turbocharged 2.0-litër me katër cilindra që prodhon 315 kuaj fuqi dhe 310 paund-feet çift rrotullues, nga 288 kuaj fuqi dhe 280 paund-feet që prodhonte gjenerata e fundit e Golf R. Golf R vjen me një transmision me gjashtë marshe manuale ose me shtatë marshe automatike me dy freksione. Sistemi standard i lëvizjes me të gjitha rrotat “4Motion”, ka një diferencial të pasmë që mund të shpërndajë fuqinë në mënyrë aktive midis rrotave të pasme majtas dhe djathtas për një stabilitet të përmirësuar. Modalitetet e zgjedhura të drejtimit të Golf R (Comfort, Sport, Race, Special, Drift dhe Individual) mund të aktivizohen duke shtypur një buton “R” në timon. Ne kemi ekzaminuar modalitetin Drift të makinës, i cili rezultoi argëtues në sipërfaqe të ndryshme të asfaltit. Çdo model vjen me një sistem marmitash sportive dhe frena më të medha se më parë, duke rezultuar në një frenim më efikas. Ai gjithashtu vjen me disqe 19 inç të veshur me goma verore. Gjatë testimit të parë në Gjermani, Golf R tregoi shpejtësinë dhe pamëshirshmërinë e motorit të tij të fortë. Versioni që u testa ishte gjithashtu i pajisur me paketën opsionale të Performancës që shton dy mënyra të tjera të drejtimit, duke përfshirë një modalitet argëtues Drift që lejon disa veprime rrëshqitëse të bishtit. Në pistën e provës, makina e testimit Golf R me transmisionin automatik me shtatë shpejtësi arriti 0-100 km/h në vetëm 3,9 sekonda, ndërsa transmisioni manual me gjashtë marshe ngadalëson në 0-100 për 4,9 sekonda.
Ekonomia e karburantit.
EPA vlerëson se versioni më efikas i Golf R është ai me transmision automatik, i cili fitoi vlerësime prej 10.2 L/100km në qytet dhe 7.8 L/100km në autostradë. Transmisioni manual i zmadhon këto shifra në 11.7 L/100km në qytet dhe 8.4 L/100km në autostradë. Për më shumë informacion rreth ekonomisë së karburantit të Golf R, vizitoni faqen e internetit të EPA-s.
Hapsira e Brendshme, Komforti, dhe Ngarkesa
Golf R imiton dizajnin e ri të kabinës së GTI, i cili ofron një estetikë më sportive se Golf i gjeneratës së fundit. Të dy kanë një timon të trashë me butona me prekje të cilët konfigurohen me ekranin e navigimit 24cm. Ndryshe nga GTI, Golf R nuk disponon sedilje sportive, por vjen me sediljet e përparme me lëkurë ekskluzive. Veçoritë e tjera të brendshme përfshijnë ndriçimin e ambientit me 30 ngjyra, pedale inox dhe më shumë zbukurime të veshura karbon. Golf R i ri ka gjithashtu hapësirë mbresëlënëse dhe një ndenjëse të rehatshme të pasme.
Karakteristikat e sigurisë dhe të ndihmës për shoferin.
Golf R i ri ofron më shumë teknologji të asistencës së shoferit sesa paraardhësi i tij, duke përfshirë monitorimin e pikave të verbra, kontrollin adaptiv të drejtimit dhe asistencën për mbajtjen e korsisë. Për më shumë informacion në lidhje me rezultatet e testit të përplasjes së Golf R, vizitoni faqet e internetit të Administratës Kombëtare të Sigurisë së Trafikut në Autostrada (NHTSA) dhe Institutit të Sigurimeve për Sigurinë në Autostrada (IIHS). Karakteristikat kryesore të sigurisë përfshijnë:
- Paralajmërim standard i përplasjes përpara dhe frenim i automatizuar emergjent.
- Paralajmërim standard i nisjes nga korsia dhe asistencë për mbajtjen e korsisë.
- Kontrolli standard i lundrimit adaptiv me modalitetin e drejtimit gjysmë autonom.