Po ngarkohet…
Për një përvojë më të mirë, ju lutemi ndryshoni shfletuesin tuaj në CHROME, FIREFOX, OPERA ose Internet Explorer.
  • Si të nis kërkimin e automjetit ?

    Forma kryesore e kërkimit ndodhet ne faqen hyrëse [ https://autogalactic.al ]. Një kërkim i thjeshtë mjaftohet duke plotësuar "Sipas Titullit" i cili mundëson kërkimin thjesht duke shkruajtur preferencat tuaja të automjetit të cilin kërkoni. Për një kërkim më të detajuar ofrohet plotësimi i fushave të tjera si : Marka, Modeli, Viti i Prodhimit dhe Cmimi. Cdo fushë vepron në mënyre të pavarur , kjo do të thotë që cdo kërkim nis procesin vetëm me plotësimin e një nga fushave.

  • Si funksionon kërkimi i avancuar?

    Kerkimi i avancuar është mundësuar në dy forma. Forma kryesore e kërkimit të avancuar ndodhet në faqen hyrëse [ https://autogalactic.al/advanced-search/ ]. Kërkimi i avancuar përmban cdo fushë me të cilen mund të aksesohet një automjet. Ju mund të plotësoni të gjitha fushat ose vetëm njëren prej tyre dhe kërkimi do të fillojë. Forma e dytë e kërkimi të avancuar ndodhet në anë të "Listes së Automjeteve" ose në cdo rezultat kërkimi.

  • Si funksionon kërkimi i avancuar i cili ndodhet në rezultatet e kërkimit ?

    Kërkimi i avancuar në krahë të rezultateve të kërkimit ose të listës së automjeteve funksionon në mënyrë hierarkike. Kjo do të thotë se cdo fushe varet nga fusha paraardhëse. Nëse keni vendosur markën duhet të nisni kërkimin dhe pasi të keni marrë rezultatet e kërkimit , do të jetë e mundur të caktoni vitin dhe pas rezultatit të viteve do të mund të caktoni karburantin e në vazhdim ...

  • Si mund të shes automjetin tim ?

    Shitja e automjetit është një proces i thjeshtë dhe i shpejtë. Në fillim duhet të jeni i regjistruar në menyrë që të postoni automjetin tuaj. Shitja e automjetit aksesohet ne faqen hyrëse ose në menu. Mjafton të plotësoni fushat e kërkuara , të shtoni imazhet ose videot, vendndodhjen dhe automjeti juaj do të publikohet me sukses. Për te modifikuar postimin, egziston opsioni "Modifiko" i cili ndodhet ne pjesen e sipërme të postimit.

  • Si mund të modifikoj postimin ?

    Cdo postim i publikuar dhe aktiv mund te modifikohet në opsionin "Modifiko" i cili ndodhet në pjesen e sipërme të postimit. Për të fshirë përgjithmonë postimin ju duhet ta realizoni këtë nga Paneli Kryesor i Përdoruesit, i cili aksesohet duke klikuar mbi foton tuaj të profilit në menun e sipërme. Në panelin kryesor , postimet tuaja ndodhen tek Menu-ja në të majtë, tek "Lista e Automjeteve" , në opsionin "Të Publikuara". Ju lutem shihni imazhin me poshte [ https://autogalactic.al/wp-content/uploads/2018/04/Modifiko-automjet.jpg ]

  • Si mund të sponsorizoj postimin ?

    Ne opsion "Shisni Automjet", në fund te formës do të gjeni 2 paketat tona të sponsorizimeve. Cdo Pagesë kryhet pasi klikoni butonin "Posto Automjet". Në rast se dëshironi të sponsorizoni automjetin pasi ta keni publikuar fillimisht mund të shkoni tek "Modifiko" dhe më pas të sponsorizoni automjetin në të njejtën mënyre. Nëse jeni të paqartë ju lutem konkaktoni në një nga format e kontaktit dhe ekipi ynë do të mundësoje sponsorizimin e automjetit tuaj kundrejt pagesës së kërkuar. Ju Lutem vizitoni imazhin [ https://autogalactic.al/wp-content/uploads/2018/04/Sponsorizo-automjetin.jpg ]

  • Si mund të modifikoj të dhenat e mia ?

    Në menunë kryesore , ne të djathtë ndodhet imazhi juaj i profilit, pasi të klikoni , do të shfaqet opsioni "Paneli Kryesor" & "Logout". Klikoni tek "Paneli Kryesor" dhe do të drejtoheni tek "Paneli Juaj Kryesor" [ https://autogalactic.al/user-dashboard/?page-type=dashboard ]. Në menunë në të majtë do të gjeni një listë opsionesh ndër të cilat do të shihni "Modifiko Profil" [https://autogalactic.al/user-dashboard/?page-type=edit-profile ]. Pasi të klikoni , do të keni akses në modifkimin e të dhenave tuaja.

  • Si të fshi postimin ?

    Postimin mund ta fshini nga Paneli Kryesor, në Listën e Automjeteve / I Publikuar. Cdo postim i publikuar nga ju ndodhet në një listë, dhe cdo postim ka opsionin "Fshi" në të djathtë.

  • Si të kontrolloj mesazhet & vlerësimet ?

    Mesazhet & Vlerësimet janë të aksesueshme në Panelin Kryesor, përkatësisht në "Mesazhet e mia" & "Profili Im".

  • Si mund të kontaktoj Administratorët ?

    Në opsionin "Na Kontaktoni" të cilin mund ta gjeni në pjesen e poshtme të cdo faqeje ose në menunë kryesore.

  • Si të veproj pasi shes automjetin ?

    Pasi shitja e automjetit ka përfunduar , ju duhet të drejtoheni tek paneli kryesor ( https://autogalactic.al/user-dashboard/?page-type=dashboard ) , në Listën e Automjeteve, në opsionin "i Publikuar" dhe në të djathtë të automjetit i cili është shitur , mund të përzgjidhni opsionin "Sheno si i Shitur" . ( https://autogalactic.al/user-dashboard/?page-type=published-ads ) Ju sugjerojmë të shihni imazhet e më poshtme : [ https://autogalactic.al/wp-content/uploads/2018/04/Sheno-si-i-shitur.jpg ]

  1. Sigurohuni te postoni cdo fushe sipas udhezimeve
  2. Ngarkoni figura me kualitet sa me te larte dhe pa copyright.
  3. Cdo postim duhet te permbaje nje automjet
  4. Vendosi emailin, emrin dhe te dhenat tuaja ne fushat perkatese
  5. Mos postoni te njejtin automjet ne dy postime te ndryshme, perndryshe postimi juaj do te jete i pavlefshem
Top

This will close in 12 seconds