Përse Mercedes po konsideron të ndaloj prodhimin AMG me 4 cilindra ?
Mercedes-AMG GLE63 është thuajse gati për tregun ndërkombëtarë dhe ne gjithashtu menduam që do të kishte të njëjtin 4 cilindërsh hibrid si C63, me 671 kuaj fuqi, por kjo duket se nuk do të ndodhë.
Sipas një reporti nga AutoCar duket se Mercedes po shfrytëzon performancën e lartë të vetëtimës V8 dhe do ta përdorë atë sërish në modelet e ardhshëm.
Duke cituar zyrtarët e lartë të Mercedes, raportohet se CLE63 do të përdorë të famshmin V8 të fuqizuar nga 2 Turbo me asistencë hibride 585 Kuaj fuqi. Nëse vazhdon kështu, ky model do të ketë 100 kuaj fuqi më pak se modeli paraardhës. Është ende e paqartë nëse një model Plug-in Hybrid i karikueshëm do të merret në konsideratë, por ne kemi vënë re prototipe me porta karikimi. Gjithashtu egizton një video ku prototipet e modeleve të ardhshme nuk kanë asnjë zhurmë nga marmitat e pasme.
Pra kthimi pas tek V8 mund të jetë një vendim i cili do të merret me vonë dhe do të bazohet në reagimin e klientëve. Ky vendim meret për shkak të uljes së ndjeshme të shitjeve në Eruopë, të modeleve AMG me 4 cilindra. Në Shtetet e Bashkuara, shitjet e modelit C-Class duket sikur nuk kanë pasur rënie, por në të vërtetë kanë shënuar një rënie të vogël prej 3%, krahasuar me vitin e kaluar.
Duhet marrë parasysh që modelet me 4 cilindra në Mbretërinë e Bashkuar nuk kanë filluar ende shitjet dhe çmimet reale të shitjeve janë caktuar vetëm këtë Prill. Mercedes ka pasur kritika të ashpra për tranzicionin nga V8 në 4 cilindra, por në të vërtetë nuk ka shenja, në statistikat e blerjeve, për të parë nëse ka pakënaqësi kundrejt motorrit me 4 cilindra. Zëdhënësit e Mercedes kanë deklaruar që nuk do të japin asnjë koment
Sipas statistikave supozohet se CLE63 do të ketë avantazhin në treg ndaj CLE53 të motorrizuar nga nja linjë me 6 cilindra me 443 kuaj fuqi, por mendohet se C63 do të rimarrë kryesimin pasi të jetë i disponueshëm në treg. Të gjithë kësaj historie do t’i jepet përgjigje në debutimin zyrtar të CLE63.