Audi rikthehet në Formula 1 në 2026

Audi në Formula 1
Pas disa vitesh në hije, pas tërheqjes së Audi nga garat në fund të 2016, Audi vjen me një deklaratë të fuqishme.
Në gusht të vitit të kaluar, ne ishim disi të tronditur kur Audi konfirmoi se do të hynte në Formula 1 në vitin 2026. Thashethemet kishin qarkulluar për shumë vite që Volkswagen Group po konsideronte të hynte në sport me një ose më shumë prej markave të tij, si Audi edhe më pas Porsche. Por ato thashetheme dukej se nuk bazoheshin askund, duke fituar një lloj statusi famëkeq.
“Për ne, është shumë, shumë e rëndësishme të jemi avantgardë dhe të jemi pionierë në vetë teknologjinë më inovative në planet. Kur pamë cila është seria e duhur e motorsportit për të ardhmen, ishte shumë e rëndësishme për ne të tregonim se ishim me të vërtetë progresiv, dhe unë mendoj se Formula 1 është kulmi i sportit të garave,” tha Hoffmann.
Pse F1?
Në fakt ishin rregulloret e reja me kosto të kontrolluar, së bashku me shumë standarde, ato që e penalizuan programin e makinave sportive të Audi. “Unë vërtet e vlerësoj, shqetësimin për të ulur kostot dhe ndotjen, por nuk ka hapësirë të mjaftueshme për të qenë inovativ,” shpjegoi ai. (Seti i rregullave i njohur si LMDh, në të cilin Audi do të hynte, kërkon që pjesëmarrësit të përdorin të njëjtin transmision standard, bateri hibride dhe motor elektrik.)
Ironikisht, programi i Formula 1 për të frenuar kostot ishte një faktor i madh për ta bërë atë seri më tërheqëse për Audi-n. Por më tërheqëse ishte rregullorja e re e teknologjisë së motorrave të cilët fuqizojnë makinat e Formula 1.
Rregulloret e reja
Së bashku me kalimin në karburantet neutrale ndaj karbonit, rregullat e reja teknike e bënë sportin shumë tërheqës për prodhuesit e automjeteve edhe një herë – Ford do të përfaqësohet në F1 në 2026, ashtu si Audi, Alpine, Honda, Ferrari dhe Mercedes-AMG. Cadillac po kërkon gjithashtu një vend midis linjës së makinave të F1.
Makinat F1 aktualisht përdorin dy sisteme të ndryshme hibride. Është një MGU-K, e cila mbledh energjinë kinetike nën frenim, dhe një MGU-H, e cila përdor një turbinë e cila mer fuqi nga forca e rrotullimit nga gazrat e shkarkimit për të karikuar baterinë. MGU-H ka qenë jashtëzakonisht i shtrenjtë për t’u zhvilluar dhe ka aplikime të kufizuara për makinat rrugore, kështu që do të hiqet për vitin 2026 nga makinat e F1. Në vend të kësaj, MGU-K do të jetë shumë më i fuqishëm për ta kompensuar mungesen e MGU-H.
V6 fillon vitin e ardhshëm
Inxhinierët e Audi-t tashmë janë duke punuar shumë për të zhvilluar atë motor, edhe pse nuk do të garojnë edhe për tre vjet të tjerë. “Përkundrazi, konkurrentët kanë aq shumë njohuri nga historia e tyre, sa është thuajse e pamundur të hysh si i sapoardhur”, tha Hoffmann.
Kompania ka pasur një motor testimi me një cilindër që funksionon për disa kohë, në fakt. “Në fund të këtij viti, ne do të kemi motorin V6 që do të testohet për një periudhë të gjatë.”
Kjo përvojë që kemi pasur në disiplina të tjera duhet të na ndihmojë, pasi Audi i ka ruajtur ato aftësi nga brenda (mungesa e aftësive të ngjashme e markës tjetër së VW, Porsche ishte një faktor që e bëri të pamundur bashkëpunimin e Porche në F1 me Red Bull).
“Veçanërisht nga ana e motorit, ne kemi shumë njohuri dhe shumë inxhinierë që zhvillojnë teknologjinë e Le Mans dhe DTM 2.0 L të fundit, ku ne ishim nivele më të forta se konkurrentët tanë.” tha Hoffmann. “Ne kemi shumë njohuri dhe pjesa kryesore e ekipit të zhvillimit në Neuberg është pjesë e historisë sonë. Ne kemi punësuar gjithashtu disa ekspertë nga [programe të tjera F1], por ekipi kryesor ishte pjesë shumë e rëndësishme e programit tonë.”