Porsche Panamera turbo S 550 kuaj fuqi origjinal
- 05/03/2025
- Shikime: 10
Përshkrimi


Pershendetje
Shes Porsche Panamera Turbo S 550hp origjinale, theksoj origjinale pasi ne shqiperi nuk ka zyrtarisht me shume se 2-3 turbo S, te tjerat i kan shtuar germen. Turbo S ne kroskot, motorr, letra dhe shasi. Turbo S per ate qe e njeh ose jo eshte versioni me me shume kuaj fuqi dhe performancen me te larte qe shet Porsche. Si i tille ka dhe cmimin me te larte, me fjale te pakta eshte si 65 amg.
Makina eshte e 2012, ka aktualisht rreth 125mij km dhe nuk perdoret me pasi nuk me hyn me ne pune.
Eshte mbajtur shume mire. Se fundmi i kam nderruar boshtin hidraulik te kamjos pdk me vlere 3000 euro, pasi e kane defekte te vetin qe e shfaqin te pakten njeher tek 100mij km pak a shume. Gomina shpatulla i ka super te pastra dhe te nderruara. Guarnicionet, zinxhiri i nderruar tek rreth 110mij km. Nuk ka asnje rrjedhje vaji dhe eshte ‘akullore fare’ nga pjeset xhenerike. Gomat jane akoma ne gjendje shume te mire. Letrat e sapo paguara per nje vit. Ka performance shume te larte dhe terheq vemendje pafund.
Eshte SUPER FULL. Sportchrono, ngrohje ftohje, dritat qe kthehen, wireless onboard, tv (multimedia), klima ne 4 zona. (ka patur nje cmim fabrike diku tek 200mij) Makine europe
Cmimi 32 mij euro pak i diskutueshem ne momentet finale te shitjes.
Si makina ne mobile.de do ju dalin me cmim mbi 45 mij euro dhe pak a shume nuk i gjen dot me shume se 50-60 cope ne shitje. Jane goxha te rralla turbo S pasi prodhohen vitin e fundit para se te nderrohet modeli dhe nuk prodhohen shume cope