Po ngarkohet…
Për një përvojë më të mirë, ju lutemi ndryshoni shfletuesin tuaj në CHROME, FIREFOX, OPERA ose Internet Explorer.

Volvo XC60 2024

4 / 5

Përmbledhja e makinës

Vlerësimi i përgjithshëm Blerësit që po shohin për të blerë një SUV të ndërtuar mirë me çmim ekonomik mund të konsiderojnë Volvo XC 60 të 2024. Kjo makinë ofron një dizajn modern Skandinav i cili ngjan me relativët e saj Gjerman si Audi, Mercedes ose BMW. XC60 ka një interior me më shumë hapsirë se […]

Transmisioni:Automatik
Viti i Prodhimit:2024
Cmimi Fillestar:50000
Modeli:XC60
Terheqja:480
Fuqia:245
Karburanti:Hibrdi
Konsumi i Karburantit:8.8
Kapaciteti Motorrik:2.0
Tipi i Kabinës:SUV
0-100 km/h:6.9
Volvo XC60 2024

Vlerësimi i përgjithshëm

Blerësit që po shohin për të blerë një SUV të ndërtuar mirë me çmim ekonomik mund të konsiderojnë Volvo XC 60 të 2024.

Kjo makinë ofron një dizajn modern Skandinav i cili ngjan me relativët e saj Gjerman si Audi, Mercedes ose BMW.

XC60 ka një interior me më shumë hapsirë se rivalët e saj. dhe është i vetmi i cili ofron një version Hibrid që mund të xhirojë deri ne 55 km/h me elektricitet. Ky Volvo ka një karakter të veçantë pavarsisht se i mungon komforti i Mercedesit ose modaliteti i drejtimit i Audit dhe i BMW.

Çfarë ka të re për vitin 2024?

Volvo XC60 e 2024 ka eleminuar versionin me rrota aktive përpara të modelit B5 dhe ka nxjerrë në treg vetëm versionin me 4 rrota aktive. Cmimi këtë vit fillon nga 50,000 $ deri ne 80,000 $ në varësi të opsioneve shtesë.

Motorri, Transmisioni dhe Performanca

Volvo XC60 ofron 2 modele fuqie të ndryshëm si modeli B5 dhe ai i karikueshëm Hibrid, T8. Poshtë kofanos së B5 fle një 4 cilindërsh, i fuqizuar nga një turbo dhe një motor hibrid 48 volt duke pordhuar kështu në total 247 kuaj fuqi.

Modeli i karikueshëm Hibrid T8, ka një motorr 2.0 me 4 cilindra me një set motorrësh elektrik duke prodhuar në total 455 kuaj fuqi.

Performanca në kthesa e XC60 është tepër e kenaqshme, duket e lidhur me rrugën dhe i merr kthesat me shumë vetëbesim por i mungon huliganizmi i Porsche Macan.

Në rrugë të ashpra, drejtimi i makinës mund të ndihet i parehatshëm.

Konsumi i karburantit, Karikimi dhe Bateria

Përllogaritet që B5 harxhon 10.5 litër në qytet dhe 8.1 në autostradë duke e vendosur kështu në mes të listës së automjeteve për konsumin e karburantit. Ndersa modeli T8 mund të karikohet kudo me një voltazh 110-220 V, siguron vetëm 50 km distancë me motorrin elektrik.

Komforti, Bagazhi & Interiori

Me materialet me luksoze dhe të kushtueshme Volvo pasqyron modernizimin e markës. Kabina ofron një qetësi dhe komfort për çdo të rritur dhe fëmijë në të dyja radhët e sediljeve. Gjithashtu sediljet janë të qepura me materiale kualiteti të lartë dhe fine duke dhuruar kështu aromën perfekte skandinave brenda në automjet.

Të gjitha modelet vijnë me një navigator touchscreen 9 inch i cili ka një sistem operimi të bazuar në Google dhe ofron një gamë opsionesh të personalizuara të cilat janë të akesueshme dhe me komanda zanore nga zëri i shoferit. Apple CarPlay dhe Android Auto janë të dyja opsione bazë të cilat i ofron cdo model. Gjithashtu nuk mungon Bluetooth, Wi-Fi në bord i cili fuqizohet nga një kartë 4G LTE.

Siguria dhe Asistenca në drejtim

Siguria tek Volvo tashmë mëse e dukshme, qendron Lider në tregun ndërkombëtare, gjë që e karakterizon këtë markë.

Opsionet e reja në 2024 janë :

Frena të automatizuara në raste emergjente

Standartizimi i Asistencës së korsisë ( Keep Lane Assist )

Për më shumë informacione rreth testimit të përplasjeve frontale ose të këndeve të ndryshmë duhet të vizitoni website e kompanisë së volvos.


Vlerësimet nga ekspertët

Siguria
98%
Opsionet
87%
Përdorimi
83%
Konsumi i Karburantit
76%
Motorri & Transmisioni
92%
Drejtimi i Automjetit
78%
Dizajni
93%
Top

This will close in 12 seconds